• 0

Côte d'Azur, France

449,00 €

Tour’s Program

Dita 01: Tirane – Split (500 km)

Takimi me guiden tane ne Tirane.
Nisja heret ne mengjes me autobus komod per ne Split ku do te akomodohemi 1 nate.

Gjate rruges do te kemi ndalesa te shkurtera per nje kafe apo per foto.

Ndalesa e pare do te jete ne Budva ku mund te shikojme kalane e qytetit apo portin.
Vazhdimi perseri I turit tone per ne Dubrovnik.
Dubrovnik-u ndryshe konsiderohet si Venecia ne miniature. Ofron nje turizem kulturor ashtu dhe veror. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Ne kohe te vjetra ndryshe i quajtur Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.

Mbas ndaleses ne Dubrovnik vazhdojme per ne Split ku do te akomodohemi 1 nate.

Split është një qytet bregdetar në zhupaninë Split-Dalmacia në Kroaci. Nese ju vizitoni  Split ju duhet te eksploroni  Diocletian’s Palace. Pallati i Dioklecianit është një pallat i lashtë i Perandorit Dioklecian në qytetin kroat Split. Kete pallat e ngriti Perandori Romak me prejardhje ilire Diokleciani, dhe në të ai ka jetuar pas renies nga froni, nga viti 305 e deri në vdekje ne vitin 316. Mbetjet e Pallatit sot janë pjesë e qendrës historike të qytetit Split, të cilat gjithashtu janë regjistruar nga UNESCO në listën e Trashëgimisë Botërore në Europë qysh në vitin 1979.


Dita 02: Split – Venecia (645 km)

Mengjesi ne hotel.

Vazhdojme rrugetimin tone per ne destinacionin e rradhes – Venecia.
Gjate rruges do te kemi ndalesa te shkurta per kafe apo per te drekuar.
Mberritja ne Venecia dhe akomodimi ne hotel.

I njohur ndryshe si qyteti lundrues, Venecia eshte ne mbrojtjen e UNESCO-s pasi eshte trashegimi boterore.
Venecia njihet per kontributin e saj ne fushen e artit, sidomos gjate periudhes se Rilindjes.
Sheshi i Shen Markut eshte ideal per te pare disa nga kryeveprat e stilit gotik.
Ky eshte sheshi i vetem ne Venecia dhe sipas Napoleonit, nese bota do te ishte nje shtepi e ndare ne dhoma, ky shesh do te ishte dhoma me e bukur.
Sheshi ka nje sere atraksionesh si bazilika e Shen Markut, Pallati i Dukes, muzeu Correr, kulla e Kembanes dhe kulla e Ores.
Pallati i Dukes eshte ndertuar ne vitet 1309 – 1324 dhe ka luajtur funksionin e disa institucioneve politike, perfshi ketu dhe fakti qe ka sherbyer si burg (si i burgosur ketu ka qene dhe donzhuani i famshem Xhakomo Kasanova, por qe arriti te arratisej).

Dita 03: Venecia – Nice (570 km)

Mengjesi ne hotel.

Optional: Venice City Tour – 25 euro per person extra pagese.

Mbas city tour vazhdojme tramsferten per ne Nice.
Mberritja ne Nice dhe kohe e shkurter mbasdite per te vizituar qytetin.
Nice  është një qytet në Francën Jugore, gjendet jo larg nga kufiri i Italisë mes Cannes dhe Monakos te Côte d’Azur në Detin Mesdhe.Nice tani është gjithashtu një nga vendet më të mira për të shkuar në Evropë për galeritë e artit, me muze kushtuar Chagall dhe Matisse.  Katedralja e Nices e vendosur ne Vieille Ville , eshte e ndërtuar në shekullin e 17-të me një stil barok të lezetshëm, i përbërë nga dhjetë kapela të zbukuruara me skulptura, piktura dhe prarim.
Akomodimi ne Hotel


Dita 04: Nice – Montecarlo

Mengjesi ne Hotel.

Nisemi per te vizituar Montecarlo-n.
Monte Carlo eshte nje njesi administrative e Monakos, ne te cilen ndodhet dhe kazinoja e famshme ne bote. I pozicionuar ne Alpet Maritim pergjate rivieres franceze, vendi ofron pamje mbreselenese. Piku i sezonit turistik eshte ne muajt Korrik – Gusht dhe vendi numeron mbi 1.5 milione turiste.

Sharmi i Monte Carlos nuk eshte vetem kazinoja, por dhe atraksione te tjera. Katedralja romako-bizantine e shekullit te 19 eshte po aq e vizituar duke qene se aty prehet trupi i princeshes Grace Kelly. Po ashtu, Monte Carlo eshte tax free, nje arsye me shume per ta konsideruar vendin nje parajse.

Mbasdite kthehemi ne Nice ku do te shijome perseri nje mbasdite relaksuese.

Akomodimi ne Hotel.


Dita 05: Nice – Rijeka (780 km)

Mengjesi ne Hotel.

Nje ndalese e shkurter ne qytezen e Sanremo-s.
Sanremo eshte I vendosur ne pjesen e Italise Veriore ne kufi me Francen dhe eshte nje nga destinacionet me te njohura turistike.
Ai eshte I njohur ndryshe si “Qyteti I Luleve”. Gjithashtu nje nga eventet me te njohura ne Saremo eshte eshte Festivali Muzikor ne Sanremo.

Destinacioni I rradhes do te jete Rijeka.

Rijeka u përmend për herë të parë në shekullin e 1 pas Krishtit nga Plini Plaku si Tarsatica në Historinë e tij Natyrore .

Në kohën e Augustit, Romakët rindërtuan Tharsatica si një bashki Flumen (MacMullen 2000), e vendosur në bregun e djathtë të lumit të vogël Rječina (emri i të cilit do të thotë “lumi i madh”). Historikisht, për shkak të pozicionit të saj strategjik dhe portit të tij të shkëlqyeshëm të ujit të thellë, qyteti ishte kontestuar ashpër, veçanërisht në mes të Italisë, Hungarisë (duke shërbyer si porti më i madh dhe më i rëndësishëm i Mbretërisë së Hungarisë), dhe Kroacisë, duke ndryshuar dhe demografikë shumë herë gjatë shekujve.

City Tower, një simbol i Rijekës dhe një shembull i mirë i një pikë aksesi tipik të kullës së rrumbullakët, që çon në qytetin e fortifikuar. Shetitorja “Korzo” eshte shembylltyra me  e mire e Rijekes.

Akomodimi ne Hotel.


Dita 06: Rijeka – Tirane (880 km)

Mengjesi ne hotel dhe kthimi per ne Tirane. Ndalesa te shkurtera gjate rruges.

 

Te Perfshira:
  • Udhetimi me Autobus Tirane – Split – Venecia – Nice – Montecarlo – Rijeka – Tirane
  • Akomodimi 1 nate ne Split / 1 Nate ne Venice / 2 Nete ne Nice / 1 Nate ne Rijeka
  • Mengjesi i perfshire gjate gjithe diteve te udhetimit
  • Guide shoqeruese profesionale

Te Pa Perfshira:

  • Cdo gje tjeter qe nuk eshte permendur ne seksionin te perfshira

Cmimet per person (EUR):

  • Single: 635
  • Double: 449
  • Triple: 435
  • Infant (0-1.99): pa pagese
  • Child (2-11.99): 399

Check Availability

Tour’s Location

Loading Maps

Partner Information

admin

  • Address: Rruga Hasan Alla, përballë pallatit Pajton, kati II Tiranë, 1001, Tirana, Albania

Verifications

  • Phone number
  • ID Card
  • Travel Certificate
  • Email
  • Social media

Reviews

There is no review
You must log in to write review