• 0

Paris, France

439,00 €

Tour’s Program

DITA E PARË :

Takimi me stafin tone behet te Aeroporti i Tiranes “Nene Tereza” ne oren 07:40 ne mengjes 2 ore perpara nisjes. Fluturimi zgjat 2 ore e 50min , mberritja ne Paris ne oren 12:55. Pas mberritjes marim autobusin ne drejtim te Hotelit. Akomodimi ne Hotel.
Pasdite , ecje e lire nen shoqerimin e guides per ne sheshin qendror te Shen Denisit ku do te mund te konsumojme dreken dhe per te gjithe personat qe deshirojne do te vizitojme Katedralen e Shen Denisit e cila eshte atraksioni kryesor ne kete zone. Qendrim i lire ne qender.
Kthimi ne Hotel.
Kthimi dhe akomodimi ne Hotel.

DITA E DYTË :

Pas mengjesit ne hotel nisja me autobuz ne atraksionet turistike kryesore te Parisit. Do te drejtohemi per ne Bulevardin Elysees. Do te vizitojme Harkun e Triumfit i cili perfaqeson nje version neoklasik te harqeve te triumfit romane. Place de la Concorde , nje nga sheshet kryesore publike ne Paris i cili daton qe prej 1772 ku eshte njohur si “Sheshi i ekzekutimeve” gjate Revolucionit Francez. Vazhdojme viziten per monumentin me te vizituar ne bote ne Kullen Eiffel. Gjate kesaj kohe do te kemi opsionale xhiro me varke ne Lumin Sena. Vizita e rradhes do te jete ne Opera-n Garnier ku do te kemi mundesine te konsumojme edhe dreken me sugjerimet e guides. Vizita e fundit e planifikuar do te jete ne Galerin La fayet. Kthimi pasdite ne Hotel. Konsumimi i darkes i lire.

DITA E TRETË :

Pas konsumimit te mengjesit do te fillojme vizitat me autobus per ne Kopshtet e Tulieres, Muzeu i Luvrit i cili eshte muzeu i dyte me i vizituar ne bote nga turistet per shkak te bukurise dhe arkitektures se tij. Katedralja e Notre Damit do te jete vizita e rradhes. Gjate rruges per ne Kopshtet e Luxemburgut do te vizitojme Kafene e Ismail Kadarese. Vizita e rradhes do te jete ne nje nga 6 Teatrot kryesore te Frances , Teatro Odeon. Kthimi ne Hotel.
Dreka e lire per te gjithe personat qe deshirojne te qendrojne perseri ne qender te Parisit mund te perdorin transportin publik me sugjerimin e guides sone.

DITA E KATERT :

Transferimi me autobus për në Aeroportin e Parisit. Fluturimi direkt Paris – Tiranë. Nisja në orën 07:10 Mbrritja në Tiranë në orën 09:50. Fundi i sherbimit tone.

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 55 x 40x 25cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Check Availability

Tour’s Location

Loading Maps

Tours Nearby PARIS 4 DITE €439

Partner Information

admin

  • Address: Rruga Hasan Alla, përballë pallatit Pajton, kati II Tiranë, 1001, Tirana, Albania

Verifications

  • Phone number
  • ID Card
  • Travel Certificate
  • Email
  • Social media

Reviews