• 0

Pushimet e ëndrrave tuaja – Sipas shenjave Zodiakale

Pushimet e ëndrrave tuaja – Sipas shenjave Zodiakale

 DASHI

Dashi Pushimet

Si shenjat e tjera të zjarrit, Dashi është një person gjithmonë në lëvizje dhe nuk dëshiron të rrijë i qetë dhe në një vend.
Ata mund të nisen në një udhëtim edhe vetëm, pasi janë të sigurt që do të gjejnë shoqëri gjatë udhëtimit. Një udhëtim në drejtim të 4 apo 5 vendeve të Evropës mund të plotësojë dëshirën e Dashit për të njohur popuj dhe kultura të ndryshme. Ndaj për Dashin do të ishte ideale një udhëtim në Itali, Austri apo Turqi. Po ashtu vendet e lindjes së largët do ishin ekzotike për natyrën e kësaj shenje. Me pak fjalë, udhëtimet ideale të Dashit duhet të jenë shumë në lëvizje dhe aktivitet, një shoqërues i mirë për udhëtimin ama hiperaktiv.

PESHQIT

Peshqit

Peshqit janë një shenjë spirituale dhe me një lidhje të fortë me ujin. Pra, kjo shenjë duhet të udhëtojë diku ku mund të bashkohen me natyrën dhe të lirohen plotësisht. Pushime që të lënë pa mendje në Jicaro, një ishull i vogël në mes të Liqenit Nikaragua apo vetëm në brigjet e Grenadës. Nuk ka një TV të vetëm në të gjithë ishullin dhe do të prisni shumë për të gjetur një sinjal WiFi. Ecje nëpër xhungle ose vozistje në liqenin e ujërave të ëmbla për të shikuar majmunët ulëritës, breshkat e liqenit dhe mbi 90 specie zogjsh. Ishulli Jicaro është një largim nga e përditshmja ku ofrohet qetësia buzë liqenit, klasa yoge, dhe ushqime organike. Perfekte për Peshqit.

BINJAKËT

Binjaket Pushimet

Një valixhe e lehtë, një destinacion i improvizuar dhe një shoqërues ekstrovers i udhëtimit, janë pushimet ideale për Binjakët. Dëshira për të mësuar dhe për të provuar eksperienca të reja i bën Binjakët të zgjedhin për pushimet e tyre edhe vende kulturale apo ekzotike. Një udhëtim në Egjipt do t’i bënte Binjakët të zbulonin aspekte tërheqëse të kulturave të largëta të lindjes, ndryshe nga ajo e zakonshmja.
Gjithashtu një tur nëpër kryeqytetet evropiane si Vjena, Amsterdam, Zyrih apo Roma do të magjepste Binjakët.  Ata tërheqen nga historitë dhe arritjet e popujve të ndryshëm, ama pa u futur në detaje. Një sy i shpejtë mund të japë ndonjëherë më shumë informacione se një mijë fjalë. Thelbësor për Binjakët është zgjedhja e shoqëruesit të udhëtimit, të cilët duhet të jenë të aktiv dhe asnjëherë të mërzitshëm.

BRICJAPI

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje preferojnë pushime në grup. Pushimet ideale? Një udhëtim në Shtetet e Bashkuara, me një vizitë tek Grand Kanion, në Las Vegas, apo në San Francisko. Praktikimi i një sporti gjatë pushimeve do t’i lejonte Bricjapit që të shfynte agresivitetin që ndodhet brenda tij. Për këtë arsye mund të zgjedhë një fshat në Bahamas. Zgjedhja e shoqëruesve të udhëtimit do të jetë elementi vendimtar për ta bërë më interesant dhe të bukur atë. Bricjapi është një shoqërues shumë i mirë udhëtimi.

LUANI

Luani

Të lindurit nën këtë shenjë vlerësojnë udhëtimet me stil dhe më të gjitha komoditetet. Destinacioni i Luanëve duhet të jetë ekskluziv. Ideale do të ishte një vilë private në Maldive, Seychelles, Bali apo dhe Greqi.
Nuk janë të shqetësuar për shpenzimet, për çfarë tjetër do të duhej dedikimi në punë gjatë gjithë vitit? Edhe në periudhat jo shumë të mira ekonomike Luani preferon pushime të kategorisë së parë. Ata më mirë të shkurtojë periudhën e pushimit se sa nivelin e rehatisë.

GAFORRJA

Gaforrja Pushimet

Qetësi dhe relaks janë fjalët kyçe për pushimet e Gaforres. Kjo shenjë nuk i do udhëtimet aventureske apo vendet shumë të largëta nga shtëpia, e shpesh edhe vetë shtëpia e tyre mund të zgjidhet si vend për t’u relaksuar dhe për t’u rigjeneruar mendërisht. Zakonisht Gaforret nuk shpenzojnë shifra të mëdha për pushimet e tyre. Gaforret nuk kanë nevojë të shkojnë larg për të gjetur lumturinë e tyre. Pushimet në riviere mund të jenë idealet për këtë shenjë. Në rast udhëtimesh me makinë, preferojnë ta organizojnë vetë udhëtimin dhe zgjedhjen e githçkaje pasi nuk i pëlqejnë të papriturat.

DEMI

Demi

Planifikimi deri në detajet më të vogëla, janë elementët që karakterizojnë udhëtimet e Demit të cilët janë të vendosur të shohin gjithçka me një vizitë. Do të ishte e tmerrshme për Demin, që në momentin e kthimit të mos kishte përfshirë në itinerar një vend që duhej parë. Pasi ka vendosur vendin e udhëtimit, Demi është i gatshëm të paguajë edhe shifra të larta për vizituar destinacionet e menduara dhe për të patur një gardërobë praktike dhe me klas në të njëjtën kohë. Një vend i denjë, i rehatshëm dhe cilësia e ushqimit janë elemente shumë të veçantë për një pushim të kënaqshëm. Cappadocia, eleganca e Vjenës, ushqimet e Italisë ose ekskluziviteti i Seychelles, mund të jenë vende të pa rezistueshme për Demin, të dashuruar me të bukurën dhe mondanen. Demi është një shoqërues i vështirë udhëtimi.

SHIGJETARI

Shigjetari

Asnjë me shume se një Shigjetar nuk është i tërhequr nga udhëtimet aventureske. Shigjetari është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të vizituar vende të paeksploruara me parë dhe me bukuri marramendëse. Maroku, apo Egjipti, Malta apo Spanja si dhe Indonezia do ishin vende unike. Këto vende do të dinin të plotësonin ashtu siç duhet dashurinë për eksplorim të  Shigjetarit. Udhëtimet duhet të bëhen në shoqërinë e miqve të besuar ose në shoqërinë e personit të zemrës, që di të ndajë dhe të vlerësojë këtë udhëtim kaq të veçantë. E rëndësishme është të zgjedhë një vend që e lejon të njohë një kulturë të re ekzotike.

PESHORJA

Dashurojnë udhëtimet romantike, dhe janë gjithmonë të gatshëm për të evituar konfliktet dhe për të plotësuar dëshirat e partnerit. Luksi dhe komforti në maksimum janë pushimet e ëndrrave të Peshores. Një udhëtim në Nil, me qëndrim në një nga hotelet fantastike të Seychelles, do të ishin pushimet e duhura për të lindurit nën shenjën e Peshores. Kini kujdes financat, pasi nuk vini re shpenzimet kur jeni me pushime dhe mendoni vetëm të merrni më të mirën për t’u rikthyer më pas me karikimin e duhur në jetën normale. Pasion tjetër për Peshoren është shopping-u, prandaj një fundjavë në dyqanet e Europës do të ishin një dhuratë e mrekullueshme për të lindurit e kësaj shenje.

UJORI

ujori
Udhëtimet për Ujorin, janë një filozofi jete. Kur shkojnë me pushime, dëshirojnë të vizitojnë një vend që të mund të njohin një kulturë të re, të ndryshme nga e veta. Një arratisje në Marakesh, bashkon përveç kënaqësisë së udhëtimit edhe mundësinë për të hyre në kontakt me njerëz që jetojnë në kushte të ndryshme. Të lindurit në shenjën e Ujorit nuk shqetësohen për detajet, prandaj edhe kur udhëtojnë janë të gatshëm të përshtaten me sistemime të improvizuara dhe me ndryshime të itenerarit. Duke konsideruar destinacionet kaq të veçanta dhe jo të arritshme lehtë, zgjedhja e shoqëruesve të udhëtimit është shumë e rëndësishme, për të evituar edhe problemin e ambientimit.

 VIRGJËRESHA

Të lindur nën shenjën e Virgjëreshës kanë një orë biologjike. Është e pamundur që ata të humbasin avionin ose të zgjohen vonë për të humbur aktivitetet e mëngjesit. Duke kërkuar rendin dhe pastërtinë, ata nuk e pëlqejnë turizmin e organizuar vetë, në vendet e humbura, preferojnë të besojnë tek dikush tjetër që ka përjetuar aventurën dhe rehatinë. Parapëlqejnë të shijojnë pushimet pa pasur nevojë të mendojnë për organizimin apo çdo komponent tjetër që plotëson pushimet e tyre. Ideale janë resortet apo një udhëtim me Jaht.

Mund të lexoni gjithashtu : 10 pijet që duhet të provoni në Egjipt.