• 0

Ishujt e Kroacisë , konstelacione yjesh në Tokë

Ishujt e Kroacisë , konstelacione yjesh në Tokë

Ishujt e  Kroacisë që duhet me patjetër ti vizitosh në 2019!

Kroacia nuk është vetëm rreth pushimeve në Dubrovnik dhe pushimeve të qytetit në Zagreb, por është më larg se kaq. Ky shtet është gjithashtu shtëpia e shumë ishujve të bukur dhe të pa prekur. Shumë nga këta ishuj janë të lehtë për tu vizituar dhe një bazë e mrekullueshme pushimesh.

Le të kërcejmë nga ishulli në ishull për pak eksplorim!

Brač

Më i miri për ata që dashurojnë natyrën dhe pamjen.

Brac është ishulli më i madh dhe i lehtë për tu aksesuar. Ishulli është i kategorizuar nga kodrina dhe pemë fiku.

Plazhi i Zlatin Rat është absolutisht plazhi më i mirë i Kroacisë (për mos të thënë në gjithë Europën) dhe një vend i mrekullueshëm për të kaluar ditën.

Brijuni Islands

Ishulli më i mirë për këdo që dashuron historinë natyrore.

Parku i gjuhetisë është gjithashtu shtëpia e një numri të konsiderueshëm kafshësh dhe mbi të gjitha hapsirat e tokës janë plot gjelbërim, tipike mesdhetare.

Susak

Ishulli më i mirë për familjarë

I vogël, relativisht i panjohur ishulli Susak është i mbushur me portrete të plurosura nga rëra e verdhë. Por jam e sigurt që nuk do të qëndroj dhe për shumë gjatë i panjohur.

Ky ishull nuk ka rrugë, nuk ka klube nate dhe shumë pak turistë.Ky ishull misterioz konsiston vetëm në një fshat të vetëm, i cili ka fusha të mbushura me rigon dhe plazhe ranore.

Cres

Ishulli më i mirë për çiklizëm

Cres është ishulli më i madh në përmasa, por gjithashtu edhe ky është kodrinor. Për këtë arsye është perfekt për të gjithë ata që dua të bëjnë kërcime me biçikletë dhe të eksplorojnë Kroacinë.

Dugi Otok

Ishulli më i mirë për relaks.

Ky është një ishull i paprekur dhe me një bukuri magjepsëse për tu shijuar, perfekt për paqe shpirtërore dhe qetësi.

Hvar

Ishulli më i mirë për gjithçka

Një ndër ishujt më të populluar të Kroacisë. Hvar është i ndarë në dy pjesë, njëra anë është për jetën e natës së pasur dhe tjetra është ideale për familje.

Korčula

Ishulli më i mirë për eksplorim.

Është një ishull që të ofron një shumëllojshmëri aktivitetesh dhe një traditë unike. I rrethuar nga deti magjepsës i Adriatikut dhe uji i shkëlqyer i Korculas. Nqs i pyet banorët, ata do të të tregojnë se Marko Polo është lindur atje.