• 0

10 pijet që duhet të provoni në Egjipt

10 pijet që duhet të provoni në Egjipt

Falë kushteve jashtëzakonisht të nxehta të motit dhe vendosjes së saj të pazakontë në udhëkryqin mes Azisë dhe Afrikës, Egjipti ka shumëllojshmëri të frutave të freskëta, të cilat vendet e tjera të botës nuk janë me kaq fat për ti pasur.  Pijet jo alkolike dhe ekzotike që vijnë nga përbërja e këtyre frutave, mund të gjenden në çdo restorant, bar apo hotel. Më poshtë gjenden një listë e pijeve më popullaritet të lartë që DUHET ti provoni në Egjipt.

  1. Çaj

Duke pasur parasysh se Egjiptianët janë shumë të dhënë mbas çajit të tyre, traditë që e kanë adoptuar nga Arabët. Prandaj dhe në Egjipt çaji është më shumë se një pije – është më tepër një traditë që pasqyron identitetet dhe personalitetet e tyre. Nuk është çudi pasioni i tyre për çajin dhe respektimin e kësaj tradite. Një ndër çajrat e njohur të nenexhikur është ai i Shay bil na’na i cili shërbehet në pothuajse çdo familje Egjiptiane.

  1. Mowz bil-Laban / Jawafa bil-Laban

Besojeni apo jo, banane janë rritur në Egjipt për mijëra vjet, prandaj nuk është çudi që ata kanë një smoothie ekzotike me banane e cila mund të shijohen çdo kohë të vitit. Banania ose Guava është e përzier me qumësht duke e bërë këtë pije shumë të shijshme. Të dy pije përfshijnë relativisht të njëjtin proces, vetëm se me Guava fara duhet të tendoset.

  1. Lëng Luleshtrydhe / Mangoje

Në çdo dyqan lëngjesh në Egjipt, me siguri do të gjeni lëngun e luleshtrydhes dhe mangos gjatë gjithë vitit. Të dyja janë pije të zakonshme në çdo familje Egjiptiane dhe po ashtu janë ideale dhe popullore në dasma dhe evente familjare. Janë pijet freskuese më të mirë në çdo kohë të ditës.

  1. Qasab (lëngu i kallamit të sheqeri)

Një tjetër pije popullore Egjiptiane është ai i kallamit të sheqerit, i njohur lokalisht si ‘qasab’. Konsiderohet si një ndër pijet unike Egjiptiane që shërbehet e ftohtë për të përballuar ditët e nxehta të verës. Kallami i sheqerit është i mbjellë në të gjithë Egjiptin Jugor, ku kushtet e motit dhe toka janë ideale për plantacionin e saj.

Egjipt

  1. Karkade (Çaj i ftohtë Hibiscus)

Çaji popullor i hibiscus besohet se ka qenë një ndër pijet e preferuara në mesin e faraonëve. Në Egjipt, dollitë në dasma ralizohen zakonisht më një gotë të çajit të ftohtë të Hibiscus, e cila konsiderohet më shumë si një traditë. Kjo pije jashtëzakonisht popullore supozohet që ka efekt në qetësimin nervat, kështu i referohen dhe besojnë vendasit. Është një pije vendase e bërë nga lulet e thara të Hibiscus.

Sahlab Egjipt

  1. Sahlab

Bazuar në një orkide jashtëzakonisht të rrallë, Sahlab është një nga pijet më popullore të Egjiptit, të prodhuara nga orkidet, farat e susamit, kokosit, sheqeri, qumështi me arra dhe rrush të thatë. Kjo pije  shërbehet e nxehtë në pothuajse çdo dyqan kafeje në Egjipt. Sahlab shoqërohet me fistikë të copëtuar dhe kanellë si.

Egjipt

  1. Qamar al-Din (lëng kajsi)

Ky është një lëng i kajsisë së zier, i përgatitur nga një pastë të kajsive të thata, e cila shërbehet më së shumti gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për të thyer agjërimin. Qamar al-Din përkthehet si “hëna e fesë”, e cila shërbehet në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, veçanërisht në Siri dhe Egjipt.

  1. Tamrhindi (lëng Tamarind)

Pothuajse çdo shitës i lëngjeve në Egjipt shërben lëngun e shijshëm të tamarind. Gjithashtu  tamarind shërbehet në çdo  darkë familjare. Realizimi i kësaj pije ka të njëjtën mënyrë si lëngu Hibiscus, dhe shërbehet i ftohtë. Po ashtu është një kënaqësi e preferuar gjatë  Ramazanit. Tamarind zakonisht preferohet pas “Iftarit” së bashku me lëngun e kajsisë.

Egjipt

  1. Sobia (kokosit me qumësht)

Një qumësht i shijshëm i kokosit në Egjipt, Sobia është një pije freskuese dhe e ëmbël. Kjo pije është shitur nga shitësit ambulant gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Nuk është vetëm qumësht, është qumësht i kokosit dhe është një shuarje e vërtetë e etjes. Ajo zakonisht shitet në shishe plastike gjatë gjithë vitit në shumicën e dyqaneve të lëngjeve.

  1. Fayrouz

Fayrouz është një përzierje unike e maltit, frutave reale dhe ujit të gazuar.  Ky frut vjen në shumë shije të tilla si Molle, Pjeshke, Dardhë dhe Ananasit. Është një pije freskuese unike pasi ska asnjë konservues apo aroma dhe përbërje artificiale, krijuar veçanërisht për argëtim dhe ju sjell një shije të freskët dhe natyrore.

Ju urojmë një udhëtim të bukur!

 

Mund të lexoni gjithashtu : Pushimet e ëndrrave tuaja – Sipas shenjave Zodikale.