• 0

10 fakte interesante për Stambollin

10 fakte interesante për Stambollin

Këtë herë vendosa të ndaj me ju disa fakte interesante për këtë qytet të shkëlqyer në Bosfor, ndërsa që ti zbuloni bukuritë e tij ju rekomandojmë që ta vizitoni.

1. Në Mesjetë, kur Stambolli ishte pjesë e Perandorisë Osmane, qyteti kishte mbi 1.400 tualete publikë, në kohën kur tualete nuk ekzistonin as në pallatet mbretërore në mbretërit më të mëdha evropiane.

2. Metroja në Stamboll është një nga metrotë më të vjetra në botë, e cila ekziston që nga viti 1875. Më të vjetra janë vetëm metroja në Londër (1863) dhe në Nju Jork ( 1868).

3. Në histori, Stambolli ishte kryeqytet i: Perandorisë Romake, Bizantine, dhe Osmane. Megjithatë sot, Ankaraja është kryeqytet i Turqisë.

4. Katër kuaj bronzi që sot zbukurojnë katedralen San Marko në Venecia ishin vjedhur nga Stambolli në shekullin e 13 nga kryqtarët.

5. Agata Kristi shkroi romanin e njohur “Vrasja në Orient Express” në hotelin Pera Palas në Stamboll, pasi vet ishte udhëtar i trenit të famshëm që udhëtonte nga Parisi në Stamboll në periudhën 1883-1977. Ai është stacioni i fundit i këtij treni, në stacionin hekurudhor Sirkexhi gari (stacioni kryesor hekurudhor në pjesën evropiane të Stambollit).

6. Tregu i madh në Stamboll (Kapali Çarshi) është tregu më i madh i mbuluar në botë me mbi 3000 dyqane.

Stamboll

7. Stambolli përfshin sipërfaqe sa shteti Belg, me një numër pothuajse të barabartë të popullatës.

8. Pa përjashtim, pothuajse gjithë banorët e Stambollit ankohen për njëri-tjetrin për bllokimin e trafikut, për mënyrën e punëve që bëhen etj. Por askush nuk dëshiron të largohet nga atje.

9. “Toka dhe shkëmbinjtë në Stamboll janë të arta”. Kjo parullë e famshme e viteve të 50 të shekullit të 20 ka sjell numër të madh të njerëzve nga fshatrat në këtë qytet magjik.

10. Në Stamboll gjendet kisha-xhami më e madhe në botë (Shën Sofija) dhe e vetmja që shërben si muze për ndikimin e thurur mes dy religjioneve dominuese në rajon.

Stambollin

Për këtë qytet i cili pesë herë ka ndryshuar emrin, ka shumë për të folur. Një vizitë në këtë qytet nuk do të lejojë që të zbuloni të gjitha sekretet e tij. Do të impresionoheni, do të zbuloni, do të ngelni pa fjalë nga bukuria megjithatë asnjëherë nuk do të mësoni gjithçka për këtë margaritar të Bosforit. Çdoherë mbetet diçka për vizitën e ardhshme.

 

 Të ngjashme : 10 fakte interesante për Zvicrën që do ju bëjnë të ndyshoni mendim për të!

për Stambollin

momentumo

për Stambollin Cart Booking Above all today it is one of the world’s best-loved tourist resorts, with numerous five-star hotels, holiday villages and entertainment establishments. Besides the chances Antalya hotel offers for skiing on the mountains and then descending to the shore for a swim, the proximity of a great number of archaeological sites and ruins enhances its appeal. There are great works of art from different civilizations at every corner of the city. për Stambollin